Jeta e vështirë në Amerikë, Merita Halili përlotet: Kam punuar aq shumë, vajzave i vija pambuk te veshët sepse…(Video)

2525
0

Emocion dhe për lotje ka patur mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur një nëne i përmenden më të shtrenjtët e saj, fëmijët.

Flasim pikërisht për këngëtaren e madhe të muzikës popullore Merita Halili e cila nga studio e “Rreze Dielli” tregoi sa krificat e një nëne me 3 fëmijë të vegjël në një vend të madh e të largët si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur për vajzat e saj këngëtarja nuk kishte si ti mbante lotët.

“Unë kam sak rifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë.

Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sa krificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë. Sa herë që flas për to emocionohem.”,- tha këngëtarja për vajzat e saj në studion e “Rreze Dielli”

Ndër të tjera Merita foli edhe për projektet e saj të shumta, por edhe për koncertin që pritet të mbajë këtë shtator në Tiranë.