Drejtoria e Përgjithshme Detare, jep njoftimin mbi motin e acartë që do të përfshijë vendin tonë, për rrjedhojë dhe ujërat tanë territorialë.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e mërkure 2 Janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga Erë e fortë dhe temperatura nën zero. Kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë!
Ju lutemi gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasoje e motit te veshtirësuar!”, thuhet në njoftim.