Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

527
0

Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lajmin per kete zhvillim kaq te papritur brenda kabinetit qeveritar, e ka dhënë vete kryeministi Edi Rama, teksa ka bërë një postim në Tëitter.

Gjthashtu në këtë postim Rama ka njoftuar edhe për minsitrin e ri që do ta zëvendësojë. Bëhet fjalë për Sandër Lleshin i cili deri më tani ka mbajtur postin e këshilltrit të kryeministrit për mbrojtje.

Postimi i Edi Rama në TWitter:

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”

Dorëheqja e papritur e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkaktuar mjaft zhurmë në jetën politike në vend.

Mësohet se dy zv/drejtorët e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dhe Gjovalin Loka kanë mbërritur në Ministrinë e Brendshme.

Edhe Drejtori i Departamentit të Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj ndodhet në Ministrinë e Brendshme.

Ndërkohë, priten ende detaje nga arsyet e dorëheqjes. Motivet e dorëheqjes nuk bëhen të ditura, por Xhafaj ka qenë atakuar fort nga opozita për çështjen e të vëllait.