‘Jemi fotografë’, zbardhet dëshmia e rusëve, por ja cfarë u gjet në çantën e rusit, dëshmitari tregon detajet..

195
0

Dy shtetasit rusë të kapur pasditen e së shtunës teksa tentonin të hynin në uzinë e armëve  në Gramsh i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Gjithashtu kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunele të nëndheshëm, si dhe vende të uzinës, territore të braktisura,

Gazetari i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi mori disa rrëfime të banorëve të zonës, mes të cilëve edhe të një personi i cili kishte qenë dëshmitar në ngjarje dhe kishte mundur të shihte nga afër çfarë kishte ndodhur.

Banori i cili nuk ka dashur të identifikohet ka rrëfyer se ai dhe djali i tij janë prekur nga spraji me të cilin u sulmuan ushtarët.

Ai tregoi se në çantën e shtetasit rus ishte gjetur një aparat fotografik, disa mikroçipa që sipas banorëve janë futur brenda uzinës nga rusë, pinca dhe çelës papagall.

Banori rrëfeu se gjendja e të riut rus ishte e mirë, madje ai ishte shumë i qetë kur u kap..