Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e trishtë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ballsh, ku një mësues 63-vjeçar i dha fund jetës së tij. Motivi, ishte vdekja e gruas së tij rreth një vit më parë.
Duke mos e përballuar mungesën e saj, mësues i lëndës së Biokimisë, piu fotoksinë pranë varrit të gruas së tij, duke lënë pas dy vajza. Vdekja e gruas ka shkaktuar një tronditje të thellë në shpirtin e mësuesit, i cili e kujtonte përmes vargjeve dhe thënieve prekëse.
Në një postim në Facebook, Petrit Jaupaj shkruante:
“7 Marsi i parë pa ty Tasha. Nuk ishe në shtëpi të bëheshe gati si më parë. Tani kjo festë nuk do të jetë më si 39 vitet e shkuara kur ne festonim dhe uronim njëri-tjetrin. Po 8-Marsi Tasha. Do jetë hera e parë që vajzat tona nuk do të urojnë… Sa dhimbje na ka shkaktuar ikja jote. Por ti do jesh si flutur në zemrat tona!”, shkruante ai.
postimi
Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit. Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.