Javës tjetër do heqim xhupat, ja kur rikthehet pranvera e vërtetë sipas sinoptikanes

2168
0

Sinoptikania Lajda Porja ka qenë në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, ku ka bërë parashikimin e motit në ditët e ardhshme.

Porja shprehet se fundjava do ketë relativisht temperaturat e ulëta deri në 15-16 gradë, por nga java tjetër do fillojnë të rriten duke arritur deri në 20-21 gradë.

“Ka patur përmirësim të motit, megjithatë ende dalim me xhupa, mëngjeset janë ende tipike të dimrit. Minimalet janë 2-3 gradë në zonat malore dhe maksimalet parashikohet që këtë fundjavë të ngjiten në 15 apo 16 gradë.

Ditët e pranverës do të jenë kryesisht nga java tjetër, pra që nga mesi i javës tjetër presim temperatura 20 apo 21 gradë që duhet të jenë në fakt dhe moti do jetë i kthjellët dhe presim që javës tjetër të kemi ditë të njëpasnjëshme me diell.

Parashikohet që fundjava të jetë me diell, vranësira të shpeshta, ku nuk do të mungojnë reshjet e pakta të izoluara kryesisht në zonat malore. Megjithatë në zonat malore do jenë në sasi të pakta, temperaturat vijojnë të mbeten relativisht të ulëta dhe gjatë kësaj fundjave. Pas fundjavës më në fund do të kemi rikthimin e pranverës”, është shprehur Porja.