Javën e tretë ulen temperaturat, sinoptikani tregon kur nisin reshjet e..

Ndonëse kemi hyrë në muajin janar, duket sikur jemi në një stinë pranverore. Moti i ngrohtë po na shoqëron me tempratura aspak të zakonta për stinën ku jemi.

Sakaq, meteorologu Hakil Osmani në një lidhje skype në News24, pohoi se në këto ditë të para të janarit do të mbizotërojnë temperatura të larta, ndërsa në javën e tretë të këtij muaji do të ketë temperatura në ulje.

“Temperaturat deri në 17 gradë celsius. Në zonat malore gjatë kësaj jave do jenë në 2-3 gradë. Kemi temperatura që nuk janë normale për stinën. Nuk do kemi reshje, por në disa momente vranësira.

Java e tretë e janarit parashikohet të sjellë rënie të temperaturave, motin që duhet të jetë dimri. Reshjet e borës do jenë prezentë nga java e dytë e janarit, duke nisur nga data 9, por 900 metra nga niveli i detit, në zonat malore”, tha Osmani.

Nderkohe sipas sinoptikanes Porja pritet që në pjesën e dytë të ketë jo vetëm shira por dhe reshje dëbore, sidomos në zonat malore. Pjesa tjetër ka reshje shiu. Parashikohet që ditët e ftohta të jenë pas datës 13

- Advertisement -

Ish-banorja e “Big Brother VIP” kandidate për deputete, ja cilës parti i është bashkuar

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Fotini Derxho, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë. Është bërë e ditur se ajo...

Ditë e re, kurs i ri/ Cfarë ndodhi sot me monedhat e huaja, ja me sa këmbehen euro dhe dollari..

Mëngjesin e sotëm, më 13 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7...

Plas keq në BBVIP! Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin (VIDEO)

Një tjetër situatë e tensionuar ka marrë vëmendje në Big Brother VIP Albania 4. Një debat i ashpër mes Gerta Gixharit dhe Valbona Mhillit pothuajse...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.