Java nis më e freskët por../ sinoptikani zbulon cfarë pritet në vijim: Ditët e fundit të qershorit rikthehet..

1008
0

Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb ka treguar se vala e të nxehtit që ka pushtuar vendin tonë, ka bërë që temperaturat të shkojnë në maksimumin e tyre në 42-gradë, diçka e pazakonshme kjo për muajin qershor.

Komentet Osmani i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se që nga dita e shtunë, por edhe në ditët në vijim, pritet një rënie e lehtë e temperaturave, duke bërë që maksimumi gjatë javës së ardhshme të shkojë në 35-36 gradë.

“Ishim të përgatitur për këtë valë të nxehti. E dinim që temperaturat do shkonin në 42-gradë. Kjo valë kishte mbërthyer prej kohësh jugun e Europës. Gjatë verës jemi goditur nga valë të të nxehtit ekstrem, por jo që në muajin qershor.

Që mesditën e shtunë kemi patur një rënie të lehtë të temperaturave, duke bërë që maksimumi të jetë 40 gradë.

Edhe të dielën do të kemi një tjetër rënie, duke bërë që maksimumi të shkojë në 38 gradë. Edhe fillimjava sjell rënie të temperaturave, me maksimume rreth 35-36 gradë. Ditët e fundit të qershorit sërish sjellin një rritje të temperaturave, në 37 gradë”, tha Osmani.