Java më e ftohtë e vitit, rikthehet ACARI në Shqipëri, ja cfare pritet në fundjavë

902
0

Sipas parashikimeve Meteoalb në mesin e muajit shkurt pritet që të kthehen ditët e ftohta në vendin tonë.

Duke nisur nga e dita e premte, i gjithë territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave ekstremisht të ulëta.

Në zonat malore pritet që temperaturat të shkojnë deri në -16 gradë Celcius. Po ashtu pritet që në zonat malore të ketë një ulje të ndjeshme edhe të vlerave maksimale.

Acari do të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme, ndërsa pritet që kjo të jetë java më e ftohtë e dimrit për këtë vit