Jane vatra infektimi, Silva Bino paralajmeron mbylljen e ketyre aktiviteteve

1219
0

Muaji tetori shenoi rritjen me te madhe të rasteve me koronavirus në vend. Epidemiologët kanë vlerësuar se incidenca në dy javët e fundit është e rritur. Në një intervistë për televizionin Klan shefja e Departamentit të sëm undjeve infektive në ISHP, Silva Bino u shpreh se diskutimet për kufizime vijojnë.

“Do të diskutohet, shume gjëra janë diskutuar, jo te prek popullatën por të kufizohen ato mjedise që rrisin transmetimin e rasteve me COVD, disa lloj mjedisesh, si baret dhe restorantet apo ku pihet dhe ku ka me tepër grumbullime sidomos grumbullime të rinjsh janë vende ku kemi përhapje të virusit”.