Janari krejt ndryshe nga Dhjetori/ Ndryshon Moti, ja cfarë pritet në ditët e ardhshme..

Viti 2025 nisi me diell, por këtë 3 Janar dominojnë vranësirat. Sipas Meteoalb gjatë natës dhe të shtunën vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës.

“Më të shumta reshjet do jenë në Shkodër dhe Lezhë. Edhe jugu, Vlora do ketë rrebeshe. Nuk mund të themi që do jetë problematike sepse janë të përkohshme”, tha Lajda Porja.

Ndërsa reshjet e dëborës në zonat malore të shtunën do të sjellin rënie të temperaturave. Kujdes duhet treguar me ngricat.

“-3,-4 temperaturat në zonat malore, zgjerohet harta e dëborës e gjithë zona lindore do kenë reshje dëbore.”

Të dielën reshjet pritet të ndërpriten dhe temperaturat të rriten, për t’u ngjitur deri në 17 gradë.

“Nis java me diell dhe temperatura të larta, të mërkurën sërish vranësira dhe reshje.”

Pjesa e parë e muajit Janar parashikohet i ngrohtë dhe i lagësht, ndërsa pjesa e dytë me mot më të thatë dhe më të ftohtë.

“Janari krejt ndryshe nga Dhjetori do të jetë më i ngrohtë se normalja, 17-18 gradë.”

Të tilla temperatura janë 3-4 gradë më të larta sesa normalja për muajin Janar.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.