HomeNewsJanari ikën me...

Janari ikën me shi dhe temperatura të ulëta, por ja si pritet moti në muajin shkurt..

Janari do të mbyllet i ftohtë, me reshje shiu e dëbore dhe temperatura të ulëta. Këtë parashikim njoftoi në meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës pas ditëve të ngrohta, nesër rikthehen rrebeshet në territor, ndërsa temperaturat nga 20 gradë që janë sot, nesër do të ulen me 4-5 gradë.

“Janari ka patur 11 ditë të ftohta, ka qenë më ngrohtë se janari i kaluar, presim edhe sot 20 gradë celsius. Vonë në mbrëmje rikthehen reshjet në veri e veriperëndim, në Shkodër dhe gradualisht gjatë natës në të gjithë territorin shqiptar. Nesër kemi rrebeshe në pjesën e parë të ditës, reshje dëbore në zonat malore mbi 1 mijë metër lartësi. Janari mbyllet me shi dhe borë dhe temperatura të ulëta. Nesër rënie e theksuar e vlerave termike Nesër kemi 14-15 gradë edhe reshje dhe temperatura të ulëta”.

Ndërsa muaji shkurt, sipas meteorologes, do të jetë më i ngrohtë se janari por ka disa ditë me temperatura të ulëta.

“Duhet të mësohemi me kushte te tjera të motit në shkurt, mund të jetë më i butë sesa janari, ka një periudhë nga data 4-9 ku termometri zbret në vlera minus 8 në zonat malore dhe zero në kryeqytet dhe zona të ulëta. Deri në 14 shkurt moti do të jetë i qëndrueshëm, reshje lokale, por temperatura të ulëta. Deri nga data 14-15 shkurt nuk presim më 20 gradë edhe pse do të ketë diell, temperaturat do të jetë 10-14 gradë në gjysmën e parë të shkurtit”, paralajmëroi Porja.

 Sipas saj situatë kritike do të jetë në kontinentin europian me stuhi ciklonike, ndërsa Ballkani me reshje dëbore.

“Europa në 80% të territorit është në situatë kritike. Një stuhi ciklonare në Atlantik drejt ishujve britanikë dhe Skandinavisë. Europa është në kushte kritike. Ballkani me reshje dëbore, Mali i zi Kosova dhe Shqipëria e Greqia kryesisht me reshje shiu”.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.