“Jam vjehërr e përsosur, dua qepën, nusja më sjell preshin”, Paro e polifonisë labe flet për nusen e djalit

276
0

Paro është një nga këngëtaret më të pëlqyera të polifonisë labe.

E ftuar ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka prezantuar këngën më të re “Nëno xhani, o nëno”, në bashkëpunim me Alket Zaimin.
Ndër të tjera, ajo ka folur si rrallëherë edhe për jetën private, ku ka zbuluar se ka një djalë të martuar me Holande edhe jeton andej.

Paro ka treguar me plot humor se ka vështirësi në komunikim me nusen, por me rëndësi është që kuptohen.

“Kam një djalë i martuar me dy fëmijë. Jeton në Holandë , ne Amsterdam nusen e ka holandeze. Unë jam një vjehërr e përsosur. Ajo thotë se më do shumë se mamin tim dhe thotë kur vjen Paro në Holandë gatuan mirë.

Unë i kam thënë djalit të marri kë të dojë mjafton të jetë i lumtur. Pak vështirësi në komunikim, por merremi vesh. Për shembull, unë dua qepën, ajo më sjell preshin”.