“Jam shumë krenar për këtë staf”: Shqiptari befason stafin, i çon me pushime në Dubai

Në “Dua të të bëj të lumtur” këtë herë ka pasur një histori ndryshe nga të tjerat.

Për herë të parë si personazh i një historie ishte një drejtues kompanie, Ervin Shijaku.

Historia e Ervinit kishte nisur kur ai kishte qenë 19 vjeç.

Kishte filluar të transportonte mallra tekstili dhe tashmë ai është drejtues i 7 kompanive. Por këtë sukses nuk e kishte arritur i vetëm.

Kur kompania e tij kishte kaluar një kohë të vështirë Ervini i kishte nisur një e-mail stafit të tij, në të cilin shkruhej: “Anija është mbytur, por unë nuk mbytem. Mua mund të më fundosni vetëm ju”. Stafi i tij jo vetëm që nuk ishte dorëzuar, por kishte punuar pa pushim duke bërë të mundur që kompania të ringrihej përsëri.

Ervini kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur mirënjohjen e tij stafit. Gjithashtu edhe për t’i falenderuar ata që i kishin qëndruar pranë në momentet më të vështira.

“Jam shumë krenar për këtë staf, me të cilët kemi ndërtuar dhe po ecim së bashku në këtë kompani. Është fat të gjesh njerëz të mirë dhe punëtorë. Kemi ndërruar fjalë me njëri-tjetrin, jemi mërzitur, por ditën e nesërme çdo gjë është harruar. Kemi ecur vetëm përpara dhe kështu do të ecim gjithmonë”, – ishin fjalët me të cilat Ervini iu drejtua stafit të tij. Në stafin e ftuar në studio ndodheshin punonjës të cilët kishin mbi 20 vjet që punonin tek kompania “Shega Trans” .

Ata zbuluan që Ervini i bënte shumë dhurata duke i çuar me pushime nëpër qytete të ndryshme të botës. Madje njëra nga punonjëset tha: “Ky është i madh! Ky edhe në Hënë do na çojë.” Në fund Arbana Osmani zbuloi surprizën që Ervini kishte përgatitur për stafin e tij. Ai kishte menduar që t’i çonte disa ditë për të bërë pushime në Dubai.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.