“Jam numri 1 në botë”, Edi Rama habit me deklaraten: Jam kryeministri më i mirë mes..

439
0

Në bashkëbisedimin që po zhvillon në qendrën “De Balie” në Amsterdam, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer udhëtimin e tij të parë në kryeqytetin holandez.

Në bisedë e sipër Rama tha se ai dikur donte të bënte vetëm art, të shiste piktura, blinte bileta dhe udhëtonte, ndërsa sot është kryeministri më i mirë mes artistëve.

Rama: Nuk ka të bëjë me se çfarë preferoj unë, unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave, unë jam numër një në botë në këtë gjë.

Rama: Në një mënyrë apo në një tjetër, të pëlqen të jesh numri një, si ai që fitoi maratonën e që ishte i vetmi në garë, kemi shumë raste të tilla. Mendoj se ka lidhje me mënyrën se si na ka ardhur jeta. Ju më thatë me shumë mirësjellje se kur nisa këtë karrierë kisha të gjitha flokët e mi, i kisha të zeza, kisha dhëmbët natyralë, tani jo më. Më vjen keq që po ndaj disa detaje intime me ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.