Skip to content

“Jam 53 vjeç dhe beqar..”, qytetari ankohet në emisionin, moderatori i jep përgjigjen epike.

    Një moment interesant ka ndodhur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “Ora Juaj” në “Ora News”, ku një qytetar telefonues është ankuar për vështirësitë që po përjeton, duke theksuar se është i papunë dhe beqar.

    “Jam 53 vjeç dhe jam beqar,” tha qytetari, pasi më parë kishte shprehur shqetësimin për mungesën e punës.

    Moderatori i emisionit, Klodi Karaj, i është përgjigjur me një batutë:

    “Që je i papunë mund të kërkosh ndihmë tek të tjerët, por që je beqar… atë duhet t’ia kërkosh vetes.”