Ja si i kundërpërgjigjet Shkëlzen Berisha këngëtares Rezarta Shkurta.

863
0

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me akuzën e rëndë të këngëtares Rezarta Shkurta ndaj tij.

Më herët Rezarta Shkurta iu përgjigj një postimi të bërë nga Sali Berisha, ku etiketohej burri i saj, Ermal Hoxha, ndërsa këngëtarja ndër të tjera shkruante drejtuar ish-kryeministrit, që të mos merret me nipin e Enverit, por me djalin e tij.

Ndërkohë sot në një postim të bërë në Facebook, Shkëlzeni ka lënë të kuptohet se do të ngrejë padi kundër këngëtares Shkurta, pas deklaratës së kësaj të fundit.