Ja sa jane tarifat universitare neper bote. Amerika me e shtrenjta

1978
0

Te studiosh ne Amerike kushton me shume se cdo vend tjeter

Tarifat vjetore te Universiteteve ne Amerike, jane me të larta se cdo vend tjeter ne bote sipas nje studimi te fundit te Organizates për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Nga 35 vendet anetare te OECD, SHBA ka mesataren me te larte te tarifave universitare si per Universitet publike ashtu edhe per ato private.

Tarifat vjetore mesatare ne SHBA per Universitetet shteterore eshte $8,202, mdersa ne vend te dyte radhitet Kili me $7,654.

Rreth nje e treta e shteteve anetare nuk kane tarifa ne institucionet publike ndersa 10 prej tyre e kane tarifen mesatare nen 4 mije dollare.

Per sa i perket atyre private distanca e shumes se tarifave ne Amerike me vendet e tjera eshte akoma me e madhe me nje mesatare rreth 21 mije $.

Ky krahasim i bere nga BusinessInsider, ka marre parasysh vendet qe kane te dyja Universitetet, si publike ashtu dhe private, ndersa Britania e Madhe nuk eshte marre parasysh per faktin se ka vetm Universitete private. Mesatarja e rarifave vjetore aty shkon 12 mije $

Pavarësisht se tarifat ne Amerike jane te larta, ekzistojnë mundesi te shumta per te financuar studimet. Rreth 75% e studentëve perfitojne nga bursat apo shperblimet.

Burimi/shqiptari.net/