Ja pse kjo bimë nuk është thjesht barishte por një prej bimëve më të mira për shëndetin

Kjo është një nga të paktat bimë që përmban acid yndyror omega 3, i cili është i rëndësishëm për të ruajtur shëndetin mendor.

Ndër të tjera përmban beta-karotenë, vitaminë C, minerale si magnezi, potas, hekur dhe kalcium.

Po ashtu bima në fjalë, e cila quhet burdullak, përmban vitaminë B1, B2, B3, acid folik dhe fosfor. Në sajë të vetive të saj, kjo bimë shërben kundër dhimbjes së kokës, gjakderdhjes së mishrave të dhëmbëve, për të ndaluar hemorragjinë dhe për pastrimin e trupit. Gjithashtu burdullaku përmban një sasi të madhe uji dhe ka një shije të ngjashme me spinaqin, por pak më e ithët.

Mund të konsumohet si sallatë e gjallë, në byrek, por edhe e zier, shkruan noa.al.

Një mënyrë si mund ta konsumoni burdullakun, është ta shoqëroni me tre thelpinj hidhur, pak uthull molle dhe pak piper të zi. Burdullakun priteni në copa 2.5 centimetër dhe hidheni në një enë xhami. Shtoni sipër thelpinjtë e hudhrës të grirë imët dhe piperin.

Më pas shtoni uthull molle sa të mbulojë gjithë sasinë dhe mbylleni enën. Ruajeni në frigorifer për dy javë dhe më tej mund ta hani si një sallatë perfekte.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.