Ja politikanët shqiptarë që i janë kthyer profesionit të tyre!

695
0

Keto jane politikanet shqiptare qe iu kthyen serisht profesionit te tyre te meparshem pas aktivizimit te tyre ne politikë.

Në 27 vite pluralizëm politik, mjaft politikanë e zyrtarë të lartë, tanimë kanë lënë menjëanë politikën për tu kthyer tek profesionet e tyre fillestare.
Dritare.net sjell disa nga ish-deputetët, ish-ministrat e zyrtarët e lartë që tanimë punojnë në profesionet e tyre të ndryshme nga avokat, fermer e mjekë.
Ylli Ziçishti –ish-deputet i PS i zgjedhur me 23 qershor 2013, dhe qëndroi në kuvend deri me 25 qershor 2017, tanimë i është rikthyer profesionit si mjek.


Ndre legisi –ish deputet i PS, tanimë punon si fermer në fermën e tij.


Rexhep Uka, ish-ministër i Partisë Demokratike, tanimë ka fermën e tij “Uka Farm” dhe punon aty si fermer.

Sabit Brokaj -Deputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1991, ishte dhe Ministër i Shëndetësisë i Shqipërisë në vitin 1991 si dhe Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1997 – 1999, tanimë punon si mjek.

Namik Dokle,- Nviti 1991 deri në përfundimin e mandati në 2017 ka qenë anëtarë i Partisë Socialiste, ku ka mbajtur edhe poste të rëndësishme nga Sekretar i PS deri tek Kryetar Kuvendi në 2001-2002. Pas tërheqjes nga politika Dokle i është përkushtuar letërsisë.

Alfred Peza,- Ka qenë kryeredaktor në gazetën “Shekulli”, “Shqip”, “Koha Jonë”, “Korrieri”. Ka qenë Drejtor i Përgjithshëm në televizionin “Ora News” dhe drejtor informacioni në televizionin “Vizion +” më pas në vitin 2013 është bërë deputet i Partisë Socialiste, dhe pas humbjes së mandatit në 2017 u rikthye në media.

Ben Blushi,-ka qenë deputet i Partisë Socialiste. Më pas themeloi partinë e tij LIBRA, ku u tërhoq nga politika me 19 janar 2018 duke iu përkushtuar shkrimit.

Ylli Manjani,-Ish-deputet i LSI dhe ish-Ministër i Drejtësisë, tanimë punon si avokat.

Afrim Krasniqi,- kryetar i FRPD-së (1994-1998) dhe më pas deputet në Kuvendin e Shqipërisë (1996-1997). Që nga muaji tetor 2002 – 2007 ishte këshilltar politik i Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu. Ne vitet 2007-2008 ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shendetesise. Gjate vitit 2010-2012 ishte këshilltar politik i Presidentit te Republikës, Bamir Topi. Aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Institutit te Studimeve Politike.


Preҫ Zogaj,- Deputet në 1991. Pas tërheqjes së tij nga politika punon si shkrimtar dhe gazetar.

Arben Malaj,-ish deputet i PS, aktualisht Profesor i Asociuar në Shkencat Ekonomike në Universitetin e Tiranës dhe është lektor i jashtëm i Fakultetit Ekonomik.


Servet Pëllumbi,- Kryetar i Kuvendit, deputet i PS, 2002-2005, tanimë shkrimtar.


Ermelinda Meksi, -Diplomuar në ekonomi Në vitin 1992. Meksi është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ku ka vijuar të punojë për 6 legjislatura të njëpasnjëshme deri në nëntor të vitit 2011, moment në të cilin ndërpreu mandatin parlamentar për t’u zgjedhur nga Kuvendi në detyrën e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.


Këta janë disa nga ish-deputetët që u rikthen në profesionet e tyre. Mire këta, që patën një profesion, po ata që e morën rrogën e parë parlament, këta ku do kthehen?!/ I.M-Dritare.net