Ja plazhi më i lirë në Shqiperi, cadra me shezlong kushton vetëm 300 lekë dhe..

623
0

Semani është vetëm 18 kilomentra nga qyteti i Fierit por është një plazh shumë i bukur me rërë të imët dhe det të pastër që frekuentohet nga shumë pushues.

Megjithëse në jug të vendit çadra kushton nga 20-50 euro, besojeni ose jo që plazhi i Semanit nuk do t’iu zhgënjejë pasi këtu çadra kushton vetëm 300 lekë të reja. Sakaq gatimet tradicionale të zonës, çmimet e përballueshme dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore e bëjnë këtë plazh të joshet edhe më shumë nga pushuesit.

Këtu çadrat janë nga 300 lekë nuk i gjen në asnjë vend tjetër. Semani i bën zili çdo vendi tjetër. Vijmë nga Fieri, na pëlqen të kalojmë disa orë këtu, është mire për fëmijët se plazhi është i cekët dhe është lirë”– shprehet pushuesi.