Ja ku janë ‘diplomuar’ analfabetët e parlamentit, si e përdhosi Rama Kuvendin me njerëz pa 8-vjeçare

661
0

Deputetët analfabetë peshqesh nga Edi Rama, marrin tendera duke përdorur mandatin dhe një pjesë të parave i hedhin për të mbledhur vota, shqiptarët punojnë me fabrika me 200 USD në muaj ose ia mbathin nga sytë këmbët, ky është pushtimi i ri i Shqipërisë.

Ata as nuk dinë që të numërojnë paratë, por i peshojnë. Ata nuk dinë të shkruajnë dhe as të artikulojnë një fjali të thjeshtë, me përjashtim të ndonjë sharje vulgare. Fatkeqësisht ata janë pjesë e parlamentit shqiptar, disa prej më shumë se një dekadë, miratojnë ligje në emër të popullit. Degradimi dhe poshtërimi i parlamentit shqiptar është peshqesh nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët futën në parlament njerëz që nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, por kanë aftësinë për të mbledhur vota për shkak të parave që kanë. Gjatë tre legjislaturat e fundit, secili parlament ka qenë më i degraduar se paraardhësi.

Në vitin 2013, Edi Rama, hodhi një tjetër hap në këtë drejtim, duke mbushur parlamentin dhe bashkitë me kriminelë, tutorë prostitutash, trafikantë, vrasës, hajdutë ordinerë etj. U desh ndërhyrja e SHBA-BE, që e kërcënuan me përmbysje nga pushteti me forcë, që Edi Rama të ndahej me disa nga kriminelët deputetë, duke pranuar ligjin e dekriminalizimit. Megjithatë, në parlament janë edhe disa anëtarë të tjerë bandash kriminale, por problemi më i rëndë tashmë ka të bëjë me deputetët analfabet, që as nuk dinë të shkruajnë dhe a lexojnë, por përdorin mandatin për të marrë tendera, ku një pjesë të parave i shpenzojnë për të marrë vota, mqë qëllim për të vijuar të marrin sërish tendera.

Ky është pushtimi i ri Shqipërisë dhe sundimi i shqiptarëve nga dy-tre banda me një krye Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, që në fakt janë e njëjta bandë. Këta marrin paratë e buxhetit të shtetit, blejnë pasuri të paluajtshme dhe mbushin llogaritë bankare, ndërsa një pjesë të parave i përdorin për të mbledhur vota, me qëllim për të mbajtur pushtetin. Shqiptarët punojë nëpër fabrika më 200 USD në muaj, ndërsa një pjesë tjetër ka braktisur vendin.

Niveli i tyre tregon se nuk kanë mbarur as 8-vjeçaren, por thonë se janë shkolluar në universitet më të mira të botës, ndërsa një pjesë tjetër në universitete private brenda vendit. Të dy kategoritë nuk ia kanë idenë se çfarë janë leksionet dhe seminaret, ndërsa nuk dinë as të lexojnë titullin e diplomës. Nga ana tjetër, një pjesë e deputetëve nuk pranon të publikojë CV e tyre, ndërsa një pjesë tjetër e ndryshon CV në varësi nga nevojat politike të ditës dhe fushata elektorale, një pjesë tjetër ka të dhëna të përgjithshme dhe të parëndësishme duke iu larguar të dhënave thelbësore.

Dritan Bici, deputet i PDIU, Universiteti Kristal për juridik. Rakip Suli, deputet i PS, “Master i shkencave” në të Drejtë Private dhe Biznesi, nuk dihet se ku. Sadri Abazi, deputet i PS, Diplomuar nga IRU Academy, në Gjenevë, 2002, pa lëvizur nga Shqipëria. Klevis Balliu, deputet i PD, diplomuar në Londër. Tom Doshi, herë deputet i PS, herë i PD dhe herë i pavarur, diplomuar. Floida Kërpaçi, deputete e Monikës dhe Metës, di të lexojë, por nuk ka diplomë. Kejdi Mehmetaj, deputete e Monikës dhe Metës, di të lexojë, por nuk ka diplomë. Bedri Hoxha, ish-deputet i PD-së, diplomuar në Universitetin Kristal. Ylli Shehu, ish-deputet i LSI diplomuar në Universitetin Kristal./Pamfleti