Ja cilat janë 3 të vërtetat absolute rreth nënave që sjellin në jetë fëmijën me operacion cezarian

888
0

Të sjellësh në jetë një fëmijë asnjëherë nuk është e thjeshtë, por në një moment mund të ndodhë që nënat që e bëjnë këtë nëpërmjet operacionit të “paragjykohen”, madje këto paragjykime mund ta konsiderojnë atë grua “më pak nënë”. Duhet t’ju themi se nënë nuk të bën mënyra si sjell në jetë fëmijën, por fakti që ka ardhur në jetë një fëmijë, dhe ta bësh këtë nëpërmjet operacionit është diçka që kërkon vërtet guxim. Ja cilat janë 3 të vërtetat rreth nënave që sjellin në jetë fëmijën me operacion cezarian! Të gjithë duhet t’i dinë ato!

1.Nëna përballet guximshëm me pasojat! Mendoni se bëhet fjalë për një operacion çfarëdo? Jo! Ky është një operacion i vështirë për gruan dhe fëmijën!
2.Nëna nuk e di nëse cdo gjë do të shkojë mirë deri në momentin që del nga reaminacioni! Në rastin e një lindje të tillë rreziku nuk merr fund me daljen e fëmijës. Ashtu si në çdo operacion doktorët nuk e dinë nëse gjithcka ka shkuar mirë deri në momentin që efekti i anestezisë del. Mendoni se nëna nuk ndjen asgjë gjatë operacionit? Gaboheni! Nëna nuk ndien dhimbje, por ndien të gjitha lëvizjet që bëhen në trupin e saj, gjë e cila është shumë e pakëndëshme.
3.Nëna e kalon fazën post-operative si një heroinë e vërtetë! Nëna e përqëndron të gjithë energjinë e saj tek kujdesi që duhet t’i japë të voglit të saj, dhe e imagjinoni dhënien e këtij kudjesi ndërsa në trup është një plagë e cila dhemb. Po! Mos mendoni se gruaja nuk ka dhimbje! Janë dhimbje të cilat ajo mundohet t’i përballojë duke bërë që gjithë vëmendja të përqëndrohet tek fëmija i porsalindur. Asaj i duhet të përballet me netët pa gjumë, të qarat e fëmijës, ndërrimin e bebelinës, larjen e fëmijës etj, duke marrë si si shpërblim aromën e bebes së saj.
Nëna të dashura! Sot më duhet t’ju them të mbani me krenari atë shenjë që ndodhet në trupin tuaj! Mos e fshihni, mos u ndieni në siklet prej saj, mos u ndieni më pak e bukur, mbani mend se jo çdo grua e ka privilegjin ta mbajë atë në trupin e saj! Qëllimi ishte të sillnit në jetë fëmijën tuaj dhe ja arritët! Jeni gruaja më e fortë në botë!/BURIMI ”PËR NËNAT”