Ja cfarë masash mori Korea e Jugut të cilat çuan në uljen e numrit të të infektuarve?

3440
0

Për momentin në Korenë e Jugut ka patur 165 raste të reja me koronavirus pas 248 rasteve të të dielës, 367 të të shtunës dhe 518 të të premtes.

Duket se Koreja e Jugut po arrin të ngadalësojë përhapjen e virusit, përmes zbatimit të masave të forta parandaluese që janë në çdo rast më të ulëta se ato drakoniane të marra në Kinë. 

Pajtueshmëria me masat paraprake të ndërmarra nga qeveria

Një nga elementët që marrin në konsideratë analistë të ndryshëm në lidhje me çfarë bëri të mundur që infeksionet të nisin të ulen është reagimi mjaft skrupuloz i popullatës ndaj rekomandimeve të autoriteteve që synojnë parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Vetëm një shembull i vogël: Në Korenë e Jugut janë të paimagjinueshme rradhët e gjata në supermarkete, dyndja në mjetet e transportit publik apo thyerja e rregullave të tjera si distanca e sigurisë. Gjithashtu në vend është minimizuar në maksimum shërbimi i transportit publik.  Stigma sociale për ata që kryejnë sjellje që mund të favorizojnë përhapjen e virusit është shumë më e theksuar sesa në vendet e tjera.

Në Korenë e Jugut qeveria mobilizoi edhe ushtrinë në zona të veçanta për të garantuar zbatimin e masave qeveritare. Një rol të madh luajti edhe një aplikacion që informon përdoruesit mbi përhapjen e infeksionit, distancat që duhen mbajtur nga zonat e kuqe, dhe zonat që duhen shmangur. Gjithashtu janë ngritur stacione të shumta testimi për përdoruesit e makinave.

Këto janë disa nga shembujt e një qasje serioze dhe të larmishëm e cila sigurisht që luajti një rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.