Izolohet Shqipëria, BE merr vendimin tjetër të rëndë. O sa keq për ne

1572
0

Vendi yne mbetet i izoluar edhe ne perditesimin tjeter te listes se BE, per vendet e vlerësuara si epidemiologjikisht të sigurta sa i takon pandemise se koronavirusit.

Sipas perditesimit te bere, lista, e cila është perditesuar 16 ditë pasi u botua për herë të parë më 30 qershor , nuk përfshin ndonjë vend të ri, por heq dy vende të Ballkanit Perëndimor Serbinë dhe Malin e Zi për shkak të një rritje të rasteve të Koronavirusit ne dy javet e fundit.

Pas rishikimit të parë nën rekomandimin për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme të udhëtimit, Këshilli azhornoi listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit. Kjo listë do të vazhdojë të rishikohet dhe, sipas rastit, do të azhornohet çdo dy javë, thuhet ne nje njoftim për shtyp nga Këshilli i BE-së.

Keshtu, u rekomandohet Shteteve Anëtare të lejojnë hyrjen e banorëve te ketyre vendeve.

Algjeri
Australi
Kanadë
Gjeorgji
Japoni
Marok
Zelanda e Re
Rwanda
Korea e jugut
Tajlandë
Tunizi
Uruguay
Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit

Këshilli ka vlerësuar situatën epidemiologjike bazuar kryesisht në numrin e rasteve të reja te koronavirusit gjatë 14 ditëve të fundit dhe për 100,000 banorë afër ose nën mesataren e BE-së, si dhe në trendin e qëndrueshëm ose në rënie të raste të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me dy javët e mëparshme.