Iu tha se fëmija i tyre nuk do të jetonte më shumë se një javë pas lindjes, largohen dhe vendosin ta lënë ne spital. Pas shtatë vitesh mësojnë se fëmija është gjallë

Dy prindër kanë zbuluar se foshnja e tyre është gjallë, pasi ata besuan se kishte vdekur shtatë vjet më parë.

Prindërve nga Volgograd i Rusisë, iu tha se fëmija i tyre nuk do të jetonte më shumë se një javë pas lindjes, në vitin 2011.

Ata nënshkruan se heqin dorë nga ai duke e lënë të porsalindurin nën kujdesin e spitalit.

Ata më vonë ndryshuan mendjen, por kur u kthyen për të marr fëmijën, atyre iu tha se kishte vdekur.

Por, për fëmijën e tyre ishin duke u kujdesur një jetimore. Ata e zbuluan një gjë të tillë kur përmbaruesit u dërguan në shtëpinë e tyre faturën për të rimarrë shpenzimet e kujdesit të jetimores.

Prindërit nuk ishin në shtëpi kur përmbaruesi konfiskoi llogarinë bankare të nënës.

Ditën tjetër, gruaja shkoi në Administratë për të gjetur se pse nuk mund të nxirrte para nga llogaria e saj.

Kur zyrtarët i treguan dokumentet e jetimores, nëna u shtang.

Një zëdhënës i shërbimit përmbarimor tha se “çifti ishte i sigurt se gjatë gjithë kësaj kohe, fëmija i tyre kishte qenë i vdekur”.

Prindërit, të cilët nuk ishin në dijeni se fëmija i tyre ishte gjallë, menjëherë u drejtuan në Gjykatë për rivendosjen e të drejtave prindërore. /k.k/noa.al/

- Advertisement -

Burri braktis bashkeshorten e tij me 2 fëmijët pasi ajo diagnostikohet me kancer

Studimet e fundit tregojnë se një nga shkaqet që ndahen ciftet eshte kur nje partner vuan nga nje semundje e rendë. Nje nene 48 vjecare...

E pabesueshme: Peshkatari Shpëtohet i Gjallë pas 94 Ditësh në Oqean, Mbijetoi me Buburreca dhe Ujë Shiu!

Një peshkatar 61-vjeçar nga Peruja, Máximo Napa, është shpëtuar i gjallë në ujërat ndërkombëtare pas 94 ditësh në det të hapur. Anija ekuadoriane që...

Tronditëse/ Shpëton pas 3 muajsh pengmarrje 27-vjeçarja, u torturua dhe përdhunua, 40 vjeçari në kërkim

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Republikën Çeke, ku një 27-vjeçare raportohet se u mbajt peng dhe u përdhunua për 3 muaj. Sipas mediave të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.