“Iu nxi jeta”/ Gruaja kërkon të VRASË veten prej dhunës nga bashkëshorti, vajzën donte ta..

165
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vaqarr. Një grua pas dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë fotksinë.

Bashkëshorti i saj, Gentjan Liçaj, 47 vjeç, e dhunonte vazhdimisht gruan dhe vajzën e tyre.  Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se gruaja është nën kujdesin e mjekëve dhe bashkëshorti dhunues është arrestuar.

Gjithashtu raportohet se shkak i dhunës është konflikti për vajzën e tyre 18-vjeçare të cilën babai donte t’a fejonte pa dëshirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.