Iu kthye ‘rrugës së Zotit’ dhe shkonte në xhami. Erigers Mihasi kerkoi te pendohej per ‘mëkatet’ e së shkuarës por..

150
0

I martuar dhe me tre fëmijë, Erigers Mihasi duket se i penduar tentoi të kthehej në ‘rrugën e Zotit’ duke u falur edhe në xhami. Por nuk mjaftoi.

Mësohet se kohët e fundit ai frekuentonte një nga xhamitë në Tiranë duke iu përkushtuar fesë islame.

Sot, një ditë pas vrasjes, përmes një postimi në faqe të ndryshme, përfshirë “Xhamitë e Tiranës” shkruhet se 32-vjeçari po tentonte të shkëputej nga bota e krimit dhe t’i futej rrugës së zotit, por ditën e djeshme jeta e tij u pre në mes pas një atentati mafioz, duke lënë jetimë 3 fëmijë të vegjël.

“Te Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek Astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merte nga kjo botë. Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30. “Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.” (Profeti Muhamed a.s) Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij,”-shkruhet në një prej postimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.