Iu deshën shkallë që të martohej, burri më i shkurtër i Anglisë bëhet baba për herë të parë

694
0

Një nga burrat më të shkurtër të Britanisë është bërë baba për herë të parë dhe është i mahnitur nga vajza e tij e “përsosur”.

James Lusted-it, i cili është vetëm 1 metër i gjtë, iu desh që të hipte në një shkallë gjatë ceremonisë për t’u martuar me gruan e tij Chloe.

Dy vjet e gjysmë pas martesës së tyre, 30-vjeçari James, dhe bashkëshortja Chloe, 25, kanë mirëpritur vajzën e tyre të vogël, Olivia Nevaeh.

James u shpreh plot krenari:

Nuk ka fjalë për të përshkruar dashurinë që ndiejmë për Olivian. Të dy jemi të pushtuar nga emocionet dhe kurrë nuk kemi ndjerë një dashuri si kjo më parë . Nuk mund ta përshkuar me fjalë se si u ndjeva kur Olivia erdhi në jetë.”
Burimi: Mirror| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania