Italiani vjen ne Shqiperi dhe fiton 100 € dita me krasitjen e pemëve

395
0

Fermeri shqiptar Alban Çakalli ka treguar një histori të pazakontë të një profesionisti italian të krasitjes së pemëve që ka ardhur të punojë në Shqipëri.

Personi në foto është italian dhe po krasit kivi në Mamurras.

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar ka nxitur të huajt që të vijnë të punojnë në vendin tonë. Punon sa 8 punëtorë bangladeshas, ose sa 3 punëtorë shqiptar.

Ka krasitur dje 4 denym kivi për 8 ore punë. Është i shpejtë dhe i lehtë, nuk është me plonc si shumica e punëtorëve këtu. I ka hallall 100 euro në ditë.