Italiani mbeti i paralizuar ne aksident dhe punëson shqiptaren per ta ndihmuar por dashurohet me të: “Nëse do Zoti ndodh që..”

7656
0

Lusi dhe Mario, janë një çift shqiptaro-italian i cili jeton në Itali dhe kanë një histori dashurie të veçantë. Ata janë njohur në vitin 2019 kur Lusi shkoi në Itali për të punuar e ndihmuar Marion, i cili ndodhet në një karrige me rrota.

Në një lidhje Skype me programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, çifti përmbledh në vija të përgjithshme historinë e tyre. Lusi: Unë dhe Mario jemi njohur në fillim të 2019 për punë.

Mario kërkonte një person që ta ndihmonte, unë kërkoja punë dhe Mario sikur çdo mashkull, çdo djalë, pas 2 muajve që unë kam punuar për të, filloi pëlqimin, atë dëshirën që kishte për të nisur diçka më shumë se vetëm punë dhe kështu nisi dashuria jonë.

Unë nuk ia dhashë direkt përgjigjen, mendova, fola me familjen time se çfarë mendojnë për gjithçka, pastaj ja, u fejuam. Katerina Trungu: Atëherë nisi gjithçka, atëherë nisi historia juaj që natyrisht vazhdon dhe rritet dita-ditës. Meqenëse më the që fola me prindërit, ishte një hap që ti ke hedhur dhe e veçon në historikun tuaj, si ishte kjo bisedë, çfarë kishte në përmbajtjen e saj dhe cila ishte përgjigjja?

Lusi: Meqenëse familja ime e dinte që unë punoja për Marion, i them që Mario ka shprehur një pëlqim kundrejt meje dhe çfarë mendoni ju. Përgjigjja e familjes time ishte është jeta jote, mund të vendosësh ti dhe kështu kam marrë atë okej-in edhe nga familja, por isha unë ajo që duhet të vendosja për jetën time kështu që jam e lumtur për atë zgjedhjen që kam bërë.

Mario ka mbetur i paralizuar pas një aksidenti në Korrik 2008. Lusi rrëfen këtë pjesë të historisë së tij dhe më pas kalon në të tashmen për të treguar si është jeta e tyre si çift.

Lusi: Mario në 2008 ka pësuar një zhytje në det dhe ka thyer palcën e kurrizit dhe nga ai moment Mario sot është i varur nga një person tjetër, duhet të jetë dikush që ta ndihmojë. Normalisht Mario ka shumë vështirësi me veten e tij. Si thotë gjithmonë, unë jam ajo pjesë e fatit të tij që e kam bërë ta kuptojë se ka jetë edhe jashtë, ka gjithçka në ditët e përditshme.

Agida Koçi: Ka qenë i mbyllur më përpara se të takonte ty, rrinte më shumë brenda ose shikonte pak me më zymtësi jetën?

Lusi: Jo, i mbyllur por ishe në një zonë ku Mario dilte shumë rrallë, kemi ndërruar atë pjesën e zonës, kemi nisur gjithçka nga zero, gjithçka me njëri-tjetrin dhe jemi shumë krenarë, edhe me situatat që kemi ia dalim shumë mirë.

Lusi tregon se nga ana e familjes pati shumë mbështetje, ndërsa për të është i rëndësishëm respekti që merr prej Marios. Marrëdhënia e ngushtë mes tyre i ka shtyrë të mendojnë edhe për të ardhmen dhe një dëshirë të madhe.

Mario: Jetoj ditë për ditë, ajo që ndodh, le të ndodhë. Nuk ia vlen të planifikosh sepse programet nuk dalin asnjëherë. Nëse duam të bëjmë diçka e bëjmë. Projektet tona janë që ndoshta, shpresojmë që një ditë të kemi fëmijë.

Katerina Trungu: Ju dëshironi që të keni një fëmijë së shpejti? E keni menduar këtë gjë?

Lusi: E kemi menduar, shpresojmë që të vijë. Nëse do Zoti, ndodh. Ne po presim që të kemi kushtet për t’i dhuruar një jetë më të mirë se e jona për të. Shpresojmë që t’ia arrijmë.