Italianët po bëjnë namin në Vlorë, kanë hapur mbi 100 biznese, jo vetëm pushues dhe pensionistë por edhe..

343
0

Tashmë italianët që vijnë në Vlorë nuk janë vetëm pushuesit që vijnë për pushime, apo pensionistë që jetojnë, por shumë prej tyre po hapin bizneset e tyre. Këtw fakt e konfirmon edhe drejtoria e tatimeve të Vlorës, ku mes qindra bizneseve të reja të hapura këtë vit, rreth 100 prej tyre janë italiane, kryesisht në fushën e shërbimeve turistike.

Përveç turizmit, bizneset italiane në Vlorë po investojnë edhe në agrikulturë. Ndërsa nga numri total i bizneseve të reja të hapura këtë vit në Vlorë, vetëm një numri vogël janë mbyllur pas përfundimit të sezonit dhe se shumica vijojnë ende të hapuara.

 Kjo ka bërë që deri më tani të ardhurat e mbledhura nga tat9im-taksattë jenë mbi 25 për qind me shumë se viti I kaluar.