Skip to content

Italianët nuk ndalin duartrokitjet per shqiptarin në rrugët e Veronës

    Tenori i mirënjohur shqiptar Gëzim Myshketa ka performuar mbrëmjen e djeshme “Carmen” në Arena di Verona.

    Ai është pritur me duartrokitje në rrugë nga qytetarët që po kalonin mbrëmjen në sheshin e qytetit. Ka qenë vetë Myshketa ai i cili e ka publikuar videon ku shihet se si qytetarët e duartrokasin dhe e komplimentojnë për performancën e dhënë.

    “Nëse doni këndojmë sërish,”-thotë ai në video duke buzëqeshur, ndërsa nuk i ndalon falenderimet për duartrokitjet e publikut.