Italia veriore goditet nga moti i acarte, humb jetën 16-vjeçari

1031
0

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura dëbore.

Një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka pushtuar Italinë veriore.

Mësohet se i mituri u godit nga një ortek në verilindje të Italisë, pranë kufirit me Austrinë.

Në të njëjtën kohë, në rajonin veriperëndimor të Valle D’Aosta, pranë kufirit me Francën, një ortek bllokoi hyrjen e tunelit.

Fatmirësisht në atë moment nuk kishte asnjë mjet në tunel, përndryshe mund të kishte ndodhur tragjedia, raportojnë mediat italiane.

Të paktën 3000 persona, kryesisht banorë të përhershëm, por edhe turistë që ndodhen në fshatrat përreth, kanë mbetur të bllokuar dhe aktualisht makinat për heqjen e borës po përpiqen të hapin hyrjen e tunelit.