Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në 5 rajone

1796
0

Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore që rrethojnë lumin “Po” mes thatësirës më të madhe në 70 vjet.

Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milion € (31 milion; 38 milion dollarë) fonde emergjente për të trajtuar mungesën e ujit.

Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore Coldiretti.

Disa komuna tashmë kanë shpallur racionimin e ujit.

Moti i pazakontë i nxehtë dhe reshjet e pakta gjatë dimrit dhe pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në Italinë veriore.

“Gjendja e jashtëzakonshme synon të menaxhojë situatën aktuale me mjete dhe kompetenca të jashtëzakonshme”,-tha qeveria italiane.

Ata thanë se mund të marrin masa të mëtejshme nëse situata nuk përmirësohet.

“Po” është lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh drejt lindjes për më shumë se 650 km (404 milje).

Fermerët në Luginën “Po” thonë se uji i kripur i detit po depërton tani në lumë, duke shkatërruar të korrurat.

Gjatë fundjavës, të paktën shtatë persona vdiqën pasi u kapën në një ortek të shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane.

Kryeministri Mario Draghi tha se kjo ishte “pa dyshim” e lidhur me ngrohjen globale.Marrë nga CNN