Italia ka shënuar shifra rekord të të infektuarve me Covid-19. Ditën e sotme janë regjistruar 220,532 infektime dhe 294 humbje jete nga koronavirusi.
Këto shifra nuk ishin parë në vend prej muajsh. Me përhapjen e shpejtë në Europë të variantit “Omicron”, shifrat e Covid kanë ardhur duke u rritur, po ashtu edhe numri i jeteve te humbura është rritur së fundmi.
Mediet italiane raportojnë se numri total i jeteve te humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 139.559. Shumë vende të Europës kanë shtrënguar masat anti-Covid për shkak të përhapjes së shpejtë dhe të gjerë të variantit Omicron.