Italia planifikon një hapje të re më date 6 janar

2342
0

I gjithë territori i Italisë (me përjashtim të Abruzzo) do të kthehet në zonë te verdhë pas 6 janarit afatit te vendosur nga autoritetet.

Ekspertët kanë paralajmëruar se kjo do të varet nga trendi i infeksioneve ne vend.

Pas dekretit të kryeministrit Conte, këto rajone të kthehen në ngjyrë të verdhë pasi që nga Krishtlindja e gjithe zona qëndroi e mbyllur për të evituar përhapjen e infeksionit si pasojë e festave të fundvitit.

Zonat e Veneto, Liguria dhe Kalabria jane zonat me te rrezikuara duke u ndjekur nga Puglia e Lombardia, ndaj dhe ekspertet nuk përjashtojnë mundësine e rikthimit të tyre në zona të kuqe.

Nga ana tjetër fushata e vaksinimit kundër Covid-19 ne Itali ka filluar që prej 30 Dhjetorit dhe afro 45 mijë persona kryesisht personeli shëndetësor dhe administrata publike e jo vetëm, i janë nënshtruar asaj në fazën e parë.

Ndër to edhe një grua 107-vjeçare nga Lazio e cila i kishte mbijetuar gripit Spanjoll.

Momentalisht, Italia numëron 479.700 doza vaksine Covax.