Italia nis lehtësimin e masave të COVID-19 ndërsa parlamenti debaton planin ekonomik

253
0

Parlamenti italian njoftoi të Dielën që shteti do të fillonte lehtësimin e masave të bllokimit në vend. Baret, restorantet, kinematë dhe sallat e koncerteve do të rihapen pjesërisht në të gjithë italinë, një nxitje për të gjitha bizneset e goditura nga koronavirusi, ndërkohë që parlamenti debaton për planin e rimëkëmbjes të financuar nga Bashkimi Europian prej 230 milionë eurosh.

Italia po shpreson në fillimin e një vere normale dhe në rikthimin e turistëve, në atë që është vendi i tretë më i vizituar në botë. Kinematë, baret, sallat e koncertit do të hapen me kapacitet 50 përqind ndërkohë që vendi tregohet i kujdesshëm me menaxhimin e pandemisë dhe respektimin e distancës sociale.

Kryeministri italian Mario Draghi ka pranuar se ai ka marrë një “rrezik të llogaritur”, pasi normat e infeksionit pranimet e kujdesit intensiv bien, por vdekjet vazhdojnë të rriten me më shumë se 300 çdo ditë. Por sipas Draghit procesi i vaksinimit po vazhdon të përmirsohet me më shumë se 17.5 milion doza vaksinash të administruara ne Itali.

Shpresa është që shteti të jetë në gjendje të rivendosi në këmbë ekonominë italiane e cila pësoi një rënie historike në vitin 2020.