Italia miraton dekretin e fundit ne luften ndaj Covid-19

634
0

Ministri i Shëndetësisë në Itali Roberto Speranza, deklaroi sot se Italia do të përshpejtojë procesin për të miratuar trajtimet me antitrupa monoklonalë kudnër COVID-19.

Ai tha se kishte nënshkruar një dekret për të administruar trajtime të bazuara në antitrupa monoklonalë, të cilët janë kryesisht antitrupa të modifikuar gjenetikisht.

Agjencia Italiane e Barnave, AIFA, dhe këshilli shtetëror i shëndetit kishin hapur gjithashtu dritën jeshile për trajtimet.

Trajtimi do t’u ofrohet personave të infektuar që nuk janë të shtruar në spital dhe që kanë një formë të butë të virusit, por që rrezikojnë përkeqësimin e shëndetit të tyre.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi në fillim të shkurtit se kishte filluar testimin e ilaçit REGN-COV2 (Regeneron) për përdorim kundër Covid-19, megjithëse disa virologë kanë shuar shpresat se ky është një trajtim perfekt.