Italia me ne fund hap kufijtë me vendet e BE, ndersa me Shqiperine..

4071
0

Italia nga data 3 qershor do te hape kufijtë me vendet e Bashkimit Evropian në kuadër të lirimit të masave lidhur me virusin e ri

Për shkak të andemise, e ndodhur në situatë emergjente prej rreth 3 muajsh, Italia vazhdon të lirojë masat e ndërmarra kundër përhapjes së virusit.

Këshilli i Ministrave që u mblodh dje nën kryesimin e kryeministrit Giuseppe Conte, sot në mëngjes dha një deklaratë me shkrim lidhur me lirimin e masave të COVID-19 në vend.

Sipas kësaj deklarate , duke filluar nga 3 qershori, Italia do të hapë kufijtë e saj dhe do të heqë karantinimin për 14 ditë për personat që vijnë nga rajonet ose vendet që nuk përmbajnë më rrezik epidemiologjik.

Në mediat italiane thuhet se duke filluar nga 3 qershori do të hapen kufijtë pa zbatimin e karantinës për vendet e BE-së dhe zonës Schengen. Thuhet se për situatën e udhëtimeve përveç vendeve të BE-së, Italia do t’u përmbahet vendimeve të BE-së e cila aktualisht ka mbyllur deri më 15 qershor kufijtë e jashtëm të Unionit.

Përveç hapjes së kufijve të jashtëm më 3 qershor në vend do të lejohet edhe udhëtimi ndërmjet rajoneve që është i kufizuar nga muaji mars.

Ndersa persa i perket kufijve me vendet jashte BE, pra perfshire edhe Shqiperine, pritet qe data te jete 15 qershori te njejten gje e konfirmoi edhe kryeministri Rama dite me pare.

Dyqanet, restorantet dhe vendet e adhurimit do të hapen më 18 maj

Më tej thuhet se restorantet, kefenetë dhe vendet e adhurimit për të cilat u dha informacioni se do të hapen më 1 qershor do të hapen më herët. Vendet e adhurimit si kishat, xhamitë dhe sinagogat, dyqanet do të rivendosen në funksion që nga 18 maji duke zbatuar rregullat për distancën sociale dhe të higjienës.