Italia goditet nga një tjetër tërmet i forte

197
0

Një tjetër tërmet ka goditur Italinë mbrëmjen e sotme rreth ores 20:08. Mësohet se lëkundjet janë regjistruar në Peruga, ndërkohë goditja e fortë u ndje në zona të ndryshme të Umbria dhe Toscana.

Sipas informacioneve fillestare nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, magnituda ishte 4.6 ballë.

Deri më tani nuk dihet nëse si pasojë e lëkundjeve ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Mbrojtja Civile po verifikon pasojat e mundshme mes bashkive të territorit. Gjatë kontrolleve të deri tanishme nuk janë verifikuar persona të lënduar, por vetëm dëmtime të vogla në pllakat dhe kornizat e shkatërruara nga tërmeti që ndodhi pak pas orës 16:00 në Perugia.

“Nuk duket të ketë ndonjë dëm. Le të shpresojmë kështu”, tha presidentja e qarkut, Donatella Tesei.