Vendi fqinje, Italia, duket se po përjeton valën e dytë të koronavirusit pasi cdo ditë po shenon shifra të larta të infektimeve. Kryeministri italian Giuseppe Conte po merr nën kontroll situatën e veshtire dhe ka treguar se kur do të jetë gati vaksina Covid.
“Nëse fazat përfundimtare të përgatitjes të vaksinës Oxford-IRBM Pomezia-Astrazeneca do të përfundojnë në javët e ardhshme, dozat e para do të jenë në dispozicion në fillim të Dhjetorit. Do të kemi dy ose tre milion dozat e para të vaksinës. Miliona të tjerë do të vijnë së shpejti. Komisioni Evropian ka porositur Astrazeneca dhe kompani të tjera për disa qindra milion doza. Unë mendoj se për të mundur plotësisht pandeminë, do të duhet të presim deri në pranverën e ardhshme”, tha Conte.
Në të gjithë botën, shumë kompani po garojnë për prodhimin e vaksinës ndaj koronavirusit, por ende nuk ka një rezultat për këtë cështje. Trajtimi në spitale po bëhet me ilaçe të ndryshme që janë aktualisht në treg dhe u përdorën fillimisht në mënyrë eksperimentale. Ato që treguan efekte për shëndetin e pacientëve u përhapën me shpejtësi në të gjitha spitalet e botës.