Italia do te hape kufijte per keto Shtete

1974
0

Qeveria italiane planifikon të heqë masat e karantinës për udhëtuesit që mbërrijnë nga vendet evropiane, Britania dhe Izraeli, në mes të muajit Maj, në përpjekje për të rimëkëmbur industrinë e turizmit, sipas Ministrit të Jashtëm, Luigi Di Maio.  Detyrimi i karantinës mund të hiqet për udhëtuesit nga Shtetet e Bashkuara nga muaji Qershor, sipas Di Maio,  që foli pas një takimi me ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza, ku diskutuan zbutjen e masave me vendet që kanë norma të larta të vaksinimit.

“Ne po përpiqemi të heqim mini-karantinën për njerëzit që vijnë nga shtetet evropiane, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli, nëse kanë tampon negative, prova të vaksinimit apo shërimit nga sëmundja në 6 muajt e fundit. E njëjta gjë për SHBA”- shkroi Di Maio në Facebook.

Njerëzit që hyjnë në Itali nga vendet e tjera evropiane dhe Izraeli, përballen aktualisht me 5 ditë të karantinës dhe testimeve të detyruara në mbërritje dhe në fund të periudhës së tyre të izolimit. Për turistët nga Shtetet e Bashkuara, periudha e detyruar e karantinës është 10 ditë.