Italia arrin numrin më të lartë të jeteve te humbura nga 3 prilli prej COVID-19

503
0

Bilanci i koronavirusit në Itali gjate 24 oreve te fundit solli bilancin më të rëndë të jeteve te humbura nga 3 prilli i kaluar. Atëherë vendi ishte ende në kulmin e fazës kritike dhe shënoi 769 viktima, ndërkohë që sot piku ende nuk është arritur, dhe viktimat e shënuara janë 24 orët e fundit janë 731.

Të qëndrueshme dhe disi në ulje shifrat e të prekurve të rinj koronavirus, pak më shumë se 32 mijë, ashtu si dhe raporti testime/pozitivitete, që shkon tek 15.44%.

Lombardia kryeson rajonet me më shumë të infektuar, me 8448 raste, praktikisht të dyfishuara nga dita e djeshme dhe në linjë me fillimin e javës, më pas radhiten Veneto dhe Kampanja, me 3124 dhe 3019 raste.