Italia anulon festimet për Vit të Ri, rikthehet mbajtja e maskave me detyrim edhe në ambientet e jashtme

290
0

Të gjitha festimet publike për Viti të Ri janë anuluar në Itali dhe maska duhet të përdoren edhe në ambientet e jashtme.

Rastet në rritje të të infektuarve me Omicron kanë detyruar autoritetet të vendosin masa të reja kufizuese, pavarësisht se gati 90% e italianëve janë plotësisht të vaksinuar.

Një datë për rregullin e ri të detyrimit për maskë ende nuk është publikuar nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Maskat do të jenë të detyrueshme edhe jashtë dhe ne po parashikojmë një dispozitë që kërkon një maskë të tipit FFP2, për zona të caktuara si transporti në distanca të gjata, transporti publik lokal, kinematë, teatrot, muzetë, eventet sportive të brendshme dhe madje edhe stadiume”, u shpreh Roberto Speranza, ministër italian i Shëndetësisë.