Itali/ Vritet gruaja shqiptare, 56-vjeçarja i dërgon mesazh të birit: Babai yt po më lëndon..

395
0

Një krim brenda një familjeje shqiptare ka ndodhur në Itali. Sipas mediave italiane, një 56-vjeçare shqiptare është vrarë nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasdites së enjtes në banesën e tyre në via del Crociere 8, në lagjen Borgo Rivo në Terni.

Xhafer Uruçi, 62 vjeç ka vrarë me thikë, bashkëshorten e tij, Zenepe Uruçi, 56 vjeçe.

Gruaja punonte në një shitës peshku në zonë dhe njihet si njeri i “mirë”, i përkushtuar ndaj familjes dhe punës.

Grindjet e çiftit ishin të shpeshta, shkruajnë mediat italiane. Bashkëshorti, i cili vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe që nuk kishte punuar për disa kohë pasi kishte qenë punëtor në një kompani ndërtimi në Terni, duket se kishte rënë pre e alkoolit.

Ndërkohë, ditën e djeshme pas një sherri mes tyre 62-vjeçari dyshohet se e ka goditur disa herë me thikë, gruan e tij Zenepe Uruçi.

Viktima sapo kishte nisur sulmi nga burri i saj i kishte dërguar një mesazh zanor të birit ku i tregonte se; ‘babai po më lëndon’.

Me të marrë mesazhin, i biri nxitoi në banesën e prindërve, ku gjeti dhe nënën e vrarë. Policia po heton ngjarjen e rëndë, ndërkohë 62-vjeçari është dërguar në paraburgim.