Itali, valë e re e të nxehtit, sa do to zgjasë? “Charos” sjell temperatura mbi 40 gradë deri në datë..

Një valë e re e të nxehtit, e quajtur “Charos”, pritet të godasë Italinë, nga fundjava deri në 15 gusht.

Të shtunën dhe të dielën temperatura, sipas parashikimeve, do të arrijë në 40 gradë në qarqet qendrore dhe jugore të vendit, ndërsa në ditët e para të javës së ardhshme merkuri pritet të arrijë në 43 gradë, kryesisht në Italinë e Poshtme.

Sinoptikanët presin të regjistrojnë temperatura më të larta, me lagështi të konsiderueshme, në Milano, Bolonja, Romë dhe Katania me Accragantas në ishullin e Siçilisë. Gjatë natës, pothuajse në të gjitha zonat e vendit, termometri nuk do të bjerë nën 20 gradë.

Pas datës pesëmbëdhjetë gusht, kushtet e motit pritet të ndryshojnë gradualisht, me një sërë reshjesh, kryesisht në veri të Italisë.

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles