Itali/ Si do të funksionojë sezoni i plazhit, ja rregullat e reja, dhe kur mund ta hiqni masken

Pishina dhe plazhe në natyrë, tani po rihapen. Çadrat, dhomat e ndërrimit, distancat, maskat: këto janë rregullat

Plazhet dhe pishinat po rihapen në Itali.

Qeveria po përgatit planin e ri të masave për sezonin turistik.

Të njëjtat masa pritet të jenë në fuqi edhe në vendin tonë.

Si do të funksionojë, që te çadrat, dhomat e ndërrimit, distanca, maskat.

Vera po afron dhe, pas më shumë se një viti pandemie mbylljesh dhe izolimi shtetëror, ka një dëshirë më të madhe për pushime nga vendasit dhe turistët.

Italia po përgatitet të bëhet e gjitha “e verdhë” nga dita e hënë, përveç zonës së Aosta e cila do të mbetet portokalli. Në shumicën e rajoneve italiane, në fakt, sezoni i ri i plazhit do të hapet zyrtarisht këtë fundjavë, por në disa rajone hapja ka filluar javën e kaluar, për shembull në Lazio.

Nga nesër ata që mbërrijnë në Itali nga vendet e Bashkimit Evropian, por edhe nga Britania e Madhe dhe Izraeli, nuk do të kenë detyrimin të qëndrojnë në karantinë.

Në një mbledhje të thirrur këtë javë nga Kryeministri Mario Draghi do të duhet të vendosen rregullat e reja, sesi do të funksionojë sezoni i ri i plazhit.

Pishinat do të jenë të hapura, të cilat do të duhet të jenë në përputhje me protokollet e sigurisë të miratuara tashmë.

Në plazh mbetet e detyrueshme të mbani një maskë nëse shkoni në bar ose për shëtitje, ndërsa mund ta hiqni gjatë larjes, ose nën çadër.

Nga ana tjetër, festimet dhe tubimet natyrisht do të jenë të ndaluara. Disa zona mund t’i nënshtrojnë klientët në matjet e temperaturës, por rregulli është fakultativ. Në udhëzimet e rajoneve, një seksion i kushtohet masave që duhen marrë në plazhe dhe pishina.

Ndër indikacionet e para është sigurimi i informacionit adekuat mbi masat parandaluese që duhen respektuar, i cili duhet të jetë gjithashtu i kuptueshëm për turistët e huaj.

Pajisjet e higjienës së duarve duhet të jenë në dispozicion në pika të ndryshme për klientët dhe stafin dhe këshillohet të vendosen përparësi të rezervimeve dhe të mbahet një listë e pjesëmarrjes së njerëzve, për të paktën 14 ditë.

Operatorët e sektorit të turizmit duhet të organizojnë hyrjet dhe daljet në mënyrë që të mos krijojnë turma dhe duhet të sigurojnë të paktën një metër distancë midis njerëzve.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.