Itali/ Shqiptari me arrest shtepie i lutet policisë: Më arrestoni, më është bërë jeta ferr me gruan

184
0

Një shqiptar i dënuar me arrest shtëpie në Itali, është paraqitur sërish në komisariat dhe ka kërkuar të arrestohet, me argumentimin se nuk duronte nusen në shtëpi.

30-vjeçari që banonte pranë Romës, ka thënë se nuk duronte dot bashkëjetesën me gruan.

Pas një konflikti me të, ai ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar në komisariat, duke kërkuar që të arrestohej sërish.

“Jeta ime familjare është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg”, mësohet të ketë thënë burri.

I riu është arrestuar nga policia, por jo për kërkesën e tij, po për faktin se ka thyer arrestin në shtëpi.