Skip to content

Itali/ Sherr për një vajzë mes adoleshentësh, 14-vjeçari godet me thi*kë bashkëmoshatarin e tij

    Një sherr mes adoleshentësh që ka degjeneruar në përdorimin e thikave është shënuar këtë të enjte në Itali.

    Mediat italiane bëjnë me dije se një 14-vjeçar ka goditur me thikë në shpinë bashkëmoshatarin e tij.

    “Mollë sherri” për këtë ngjarje ka qenë një vajzë.

    Autori është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat, ndërsa i lënduari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.